Seanca konstituive, Gruda: Shpresoj se nuk do të jetë një lojë politike

09 shtator 2026 | 10:48

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, tha se konstituimi i Kuvendit ka qenë kërkesë e ish-partive opozitare tash e një muaj.

Gruda tha se shpreson se kjo nuk do të jetë siç e quajti ai “një lojë e radhës politike”.

“Për ta thirrur një seancë dhe për mos ta themeluar kuvendi. Kjo se çka po ndodh sot është në linjë me atë se çka kemi thënë ne”, tha Gruda.

“Vendimet që dalin më pas dhe mënyrën si po themelohet ky kuvend e vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë dhe legalitetin e vendimet të këtij kuvendi”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk do…