Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”

09 shtator 2026 | 11:00

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Drejtori i IKD-së, Betim Musliu, zv. Drejtori Naim Jakaj dhe hulumtuesit Naim Jakaj dhe Qemajl Marmullakaj theksuan se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që procesi në Hagë të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe në përputhje me standardet e gjykimit të drejtë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan përfaqësuesit e IKD për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë.

Marshi për Liri. Kosova po pret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca konstituive e Kuvendit nuk vazhdoi për një muaj të…