RRUGA E NËNËS SË UÇK-SË, ENDE E PAASFALTUAR
Është e papranueshme dhe turpëruese që rruga e Nënës së UÇK-së, Stanë Pjetër Gashit, vazhdon të mbetet e paasfaltuar!
Kjo gjendje dëshmon neglizhencën e Komunës së Lipjanit dhe mungesën e përgjegjësisë së Kryetarit të saj, z. Imri Ahmeti!
Për Nënën Stanë janë thënë shumë fjalë mirënjohjeje dhe janë organizuar nderime të shumta, por Komuna e Lipjanit ende nuk e ka përmbushur një detyrim kaq të domosdoshëm, atë të rrwgullimit të rrugës së Shtëpisë Bazë të UÇK-së!
Nderimi nuk dëshmohet vetëm me fjalime, fotografi, dekorata e premtime, por me punë dhe vepra konkrete!
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti duhet të dalë nga heshtja dhe të tregojë përse kjo rrugë vazhdon të lihet në këtë gjendje të mjerë!
Komuna e Lipjanit duhet ta asfaltojë pa asnjë vonesë tjetër!
Kjo nuk është kërkesë për privilegj, por detyrim institucional dhe shenjë elementare respekti ndaj Nënës së UÇK-së dhe kontributit të saj e të familjes së saj të jashtëzakonshëme kombëtare!
Nëna Stanë këtë vit i mbush 80 vjet!
As 80-vjetori i saj dhe, fatkeqësisht, as vdekja, kurdo që të vijë, nuk do të duhej ta gjenin rrugën e Nënës së UÇK-së të paasfaltuar!
Komuna e Lipjanit dhe Kryetari Imri Ahmeti duhet të veprojnë sot, sepse nesër mund të jetë tepër vonë!
Prishtinë, 9 Shtator 2026!




