625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët e Kosovës
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka vazhduar mbështetjen financiare për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar, duke ndarë gjithsej 625 325 euro për 150 përfitues.
Sipas njoftimit të Ministrisë, nga kjo shumë, 96 sportistë do të përfitojnë gjithsej 448 150 euro, ndërsa 54 trajnerë do të mbështeten me 177 175 euro.
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije se kjo mbështetje është shprehje e vlerësimit për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve, të cilët përfaqësojnë Kosovën në gara vendore dhe ndërkombëtare.
“Kjo mbështetje është shprehje e vlerësimit për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve tanë, të cilët me përkushtimin e tyre përfaqësojnë Kosovën në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Çdo rezultat nis me përkushtim, ndërsa çdo sukses ndërtohet me punë të palodhshme. Urojmë që kjo mbështetje t’ju japë edhe më shumë motivim e kurajë për të vazhduar të punoni, të tejkaloni kufijtë tuaj dhe të synoni rezultate edhe më të mëdha në garat që ju presin. Sukseset e sportistëve tanë janë krenari për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre në çdo hap të këtij rrugëtimi”, ka njoftuar Ministria e Sportit dhe Rinisë.



