Lushaku: Për faj të LV-së s’po ndodh konstituimi, Kujtim Shala do t’i bënte nder Kuvendit

09 shtator 2026 | 13:34

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se për faj të LV-së nuk po ndodh konstituimi i Kuvendit.

Ajo ka thënë se LDK-ja është e indinjuar me ndërprerjen e seancës.

“Në emër të LDK-së shpreh indinjatën për mosvazhdimin e procedurës dhe të votimit, meqë ne si parti e grup parlamentar kemi propozimet tona. Ne e propozuam Kujtim Shalën, se përvoja e tij i jep nder Kuvendit, prandaj i kemi qëndruar propozimit tonë. Prandaj është dashur të votohet. LV-ja po harron që jemi veçse jashtë afateve kushtetuese”.

“Për fajin e LV-së nuk po konstituohet Kuvendi”, ka shtuar Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të…