Nagavci: LV-ja nuk e voton as Çitakun e as Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

09 shtator 2026 | 13:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se LV-ja nuk do ta votojë as propozimin e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun, dhe as propozimin e LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shalën.

Nagavci ka deklaruar se, përveç kundërshtimit për propozimin e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, pa u tërhequr paraprakisht deklarata e Igor Simiqit, LV-ja nuk do të votojë as për Çitakun dhe Shalën.

Sipas saj, Çitaku dhe Shala kanë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë presidentin, andaj, sipas Nagavcit, nuk kanë pse t’i kërkojnë votat e LV-së për nënkryetarë të Kuvendit.

“Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë, dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së. Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën. Kërkova ta tërheq fjalën, pati deputetë që nuk e konsideruan problematike. E çështja e dytë është se propozimet e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku, përkatësisht Kujtim Shala, që të gjithë jemi dëshmitarë që të dy deputetët ndërkohë kërkojnë votë për veten e tyre, të njëjtët deputetë thonë se nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe po na çojnë drejt zgjedhjeve të reja. Për LV-në është shumë e rëndësishme edhe të kemi konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema mund të ketë një rrugë të mundshme për…