Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha janë pritur në takim sot nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.
Në takim është diskutuar për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.
Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Platforma “Liria Ka Emër” ka falënderuar myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin.
Në ditët kur Kosova po pret, çdo zë mbështetjeje na bashkon edhe më shumë.
Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”. Bashkë për lirinë. Bashkë për çlirimtarët.



