Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

09 shtator 2026 | 13:54

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për shtyrjen e seancës ku pritej të bëhej zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga partitë e tjera.

Behrami ka shkruar në “Facebook” se të interesuara që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione të Kosovës janë Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale.

“Sot mund t’u bashkëngjitet këtyre edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Reagimi i Behramit ka ardhur pasi, pas zgjedhjes së Haxhiut në krye të Kuvendit, seanca për zgjedhjen e nënkryetarëve që u takojnë partive të tjera është shtyrë.

Ndryshe, Vetëvendosja ka propozuar Ardian Golën për nënkryetar të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar Vlora Çitakun.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa, deputetët nga komunitetet joshumicë kanë propozuar Slavko Simiqin dhe Emilija Rexhepin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga…