Kurti për deklaratën e Simiqit: Nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar propozimin

09 shtator 2026 | 15:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media lidhur me shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se, pavarësisht që Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit, nevojitet dakordancë edhe për nënkryetarët e organit legjislativ.

“Unë tashmë, përveç që jam në kontakt me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve”, është shprehur Kurti para gazetarëve.

Sa i përket deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, Kurti ka thënë se ajo ishte në shpërputhje me kushtetutshmërinë e Republikës.

“Ishte në shpërputhje me betimin që ai vetë e ka bërë, dhe për mua ishte e çuditshme se pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e…