Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra

10 shtator 2026 | 11:00

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka ndaluar dje një automjet të dyshuar pa targa nē brezin kufitar RMV-RKS, i cili dyshohet se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonës së Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme si: susam, qumësht pluhur, boca gazi, poqa elektrikë, çokollata, vlera e të cilave, sipas tregut, sillet rreth 20.000 euro pa llogaritur akcizat dhe shmangiet doganore etj., për të cilat nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin i dyshuari i cili për mallin e ngarkuar nuk kishte nën posedim dokumentet përkatëse, është shoqëruar së bashku me automjet në SPMK-Kllokot pēr procedim të mëtutjeshëm të rastit, ndërsa në konsultim me prokurorin malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taksat gjyqësore të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2025 mund…