6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigjant ‘Liria ka Emër’
10 shtator 2026
| 11:29
Në selinë e Odës së Mjekëve të Kosovës është vendosur një flamur gjigant me mbishkrimin “Liria ka Emër”, si shenjë nderimi dhe respekti për çlirimtarët.
Ky mesazh, siç është thënë në një njoftim të Odës së Mjekëve të Kosovës që drejtohet nga dr. Pleurat Sejdiu, vjen në një periudhë veçanërisht të rëndësishme, kur edhe pak ditë e ndajnë Kosovën nga verdikti final për liderët e UÇK-së.
“Në këtë moment të rëndësishëm, mesazhi ‘Liria ka emër’ përçon një thirrje të qartë për të mos harruar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Me respekt dhe dinjitet, vazhdojmë të besojmë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë”, është thënë në njoftim.



