Komuna e Prishtinës vendos ekran të madh në sheshin ‘Skënderbeu’ për seancën në Hagë
10 shtator 2026
| 11:36
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë me dije se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
Ajo ka përmendur “Orën e Pritjes”, një mural në Ulpianë dhe ekspozitën e fotoreporterit Visar Kryeziu.
“Po, mua më vjen shumë mirë që si nënkryetare e Prishtinës e si Komunë e Prishtinës i kemi bërë një seri të aktiviteteve për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka thënë Musmurati për “Ekonomia Online”.
Musmurati ka njoftuar se më 12 shtator Komuna e Prishtinës do ta mbështesë marshin e organizuar nga “Liria ka emër”.
Ndërkaq, më 16 shtator, në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset një ekran i madh për ndjekjen e seancës gjyqësore në Hagë.



