Kuvendi sot vazhdon seancën konstituive
11 shtator 2026
| 08:22
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.
Seanca do të nisë në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kujtojmë se Kuvendi ka zgjedhur tashmë kryetaren e re, Albulena Haxhiun, e cila mori 62 vota të deputetëve.
Seanca konstituive ishte ndërprerë pas deklaratës së deputetit serb Igor Simiq, ndërsa shtyrjen e saj e kishte njoftuar kryeparlamentarja Haxhiu.



