Gashi: Tashmë po kuptohet kush po e bllokon Kuvendin, LV-ja

11 shtator 2026 | 11:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) se po e bllokon konstituimin e Kuvendit.

Gashi, para vazhdimit të seancës konstituive, ka thënë se propozimi i nënkryetarëve është e drejtë ekskluzive e partive politike dhe se asnjë parti tjetër nuk ka diskrecion në këtë proces.

“Tashmë po kuptohet kush është duke e bllokuar Kuvendin, LV-ja. Është e drejtë ekskluzive e partive politike të propozojnë nënkryetarët e Kuvendit, nuk ka diskrecion asnjë parti tjetër”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur para hyrjes në…