“Besa Besë” u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në marshin “Liri për Çlirimtarët”
11 shtator 2026
| 12:49
Këshilli i grupit “Besa Besë” u ka bërë thirrje anëtarëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit “Liri për Çlirimtarët”, i cili do të organizohet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Përmes një njoftimi drejtuar anëtarëve të grupit, Këshilli i “Besa Besë” ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë në këtë marsh.
Marshi do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 14:00.
“Ju ftoj që të gjithë ju që keni mundësi nesër të bashkoheni në marshin ‘Liri për Çlirimtarët’”, thuhet në njoftimin e Këshillit të grupit “Besa Besë”.
Në fund të thirrjes janë përdorur edhe hashtagët #SerbiaNukKalon, #besabesë dhe #mosbliprodhimeserbe.



