Haxhiu thërret vazhdimin e seancës konstituive sot në orën 14:00
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për sot në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca konstituive është ndërprerë më herët pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, kandidati i LVV-së, Ardian Gola, ka marrë 119 vota, me vetëm një votë kundër, duke u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Pas mosvotimit të Çitakut, deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit dhe kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, ndërsa kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Këtu ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seancat e Kuvendit, deri në përgjigjen e plotë nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.




