Lushaku-Sadriu: LV-ja tenton t’ua imponojë kandidatët grupeve të tjera parlamentare

11 shtator 2026 | 15:18

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, duke thënë se kërkesa e partisë së saj ka qenë që të respektohen procedurat kushtetuese dhe parlamentare.

Lushaku-Sadriu ka deklaruar se, sipas Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Punës dhe praktikës parlamentare, tri grupet më të mëdha parlamentare duhet të kenë nga një nënkryetar të Kuvendit dhe se votimi duhet të bëhet sipas radhës.

“Në fakt, ne kërkuam që të respektohet procedura në bazë të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Rregullores së Punës edhe praktikës parlamentare. Tri grupeve më të mëdha parlamentare u takon nga një nënkryetar dhe në radhë duhet të votohen”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka vlerësuar se situata e krijuar është rezultat edhe i mungesës së gatishmërisë së LV-së për të arritur një konsensus lidhur me mënyrën e votimit të kandidatëve.

“Kjo vjen edhe si rezultat i mosgatishmërisë së LV-së për të bërë një konsensus në kuptimin e gjetjes së një modaliteti të votimit në pako dhe, si rezultat i një punimi të tillë, ne erdhëm tek kjo situatë”, është shprehur ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, zhvillimet e fundit tregojnë për mungesë të vullnetit politik nga grupi më i madh parlamentar për të arritur marrëveshje me grupet e tjera.

“Kjo në fakt flet shumë për gatishmërinë dhe vullnetin politik të vet grupit të madh, i cili tenton që grupeve të tjera t’ua imponojë kandidatët”, ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin…