Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përkrah Marshin për Liri me simbolin e UÇK-së
12 shtator 2026
| 13:00
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur përkrahjen e saj për “Marshin për Liri”, që mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve.
Bajrami ka publikuar në Facebook logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e shoqëruar me mesazhin: “Gjithmonë krenare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”
Marshi nis sot në ora 14:00, në sheshet e Prishtinës.




