Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja

13 shtator 2026 | 11:06

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.

Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.

Deputetët e PDK-së dhe ata të Aleancës nuk shkuan në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.

PDK-ja para vazhdimit të kësaj seance tha se e pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare të Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi paralajmëruan dërgimin e çështjes atje të premten, kur LVV-ja nuk ia votoi këtë propozim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe…