PDK-ja dhe Aleanca nuk marrin pjesë në seancën për formimin e qeverisë së re

13 shtator 2026 | 13:57

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe as Aleanca nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për në orën 14:00, ku parashihet të votohet qeveria e re, për të cilën Albin Kurti është mandatuar për kryeministër.

Nga Aleanca kanë vlerësuar se tërë procesin është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne ofruam marrëveshje. Ata zgjodhën arrogancën. Ne ofruam zgjidhje. Ata zgjodhën krizën. Oferta jonë 6 pikëshe që nga 26 qershori ishte një mundësi dhe zgjatje dore për stabilitet e zgjidhje politike. Ata e refuzuan, sepse për ta postet janë më të rëndësishme sesa vendimet e mira për shtetin e qytetarët. Ne e konsiderojmë këtë proces jokushtetues dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Aleanca zgjodhi Kosovën. Ata zgjodhën pushtetin e postet. Aleanca nuk merr pjesë në grumbullimin e orës 14:00 në sallën e Kuvendit, duke e konsideruar këtë si jokushtetuese”, ka thënë Burim Ramadani, deputet i Aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme…