Kurti premton valutën digjitale të Kosovës
13 shtator 2026
| 15:20
Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve, ka thënë se Kosova do të nisë zhvillimin e valutës digjitale.
Kurti ka thënë se do të hiqet taksa doganore për veturat e importuara nga BE-ja dhe shtoi se ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët nga abuzimi me marzhet.
“Për veturat e importuara nga BE do hiqet taksa doganore prej 10 për qind, ndërsa ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët nga abuzimi me marzhet. Do ta nisim zhvillimin e valutës digjitale të Kosovë, në qendër të Prishtinës do të vazhdohet qendra TIK. Fondi i Inovacionit do ti mbështes të rinjtë”, ka thënë Kurti.



