Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

13 shtator 2026 | 19:24

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, njëherit nënkryetar i Kuvendit nga kjo parti, ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, ende nuk është i konstituuar plotësisht.

“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala për Telegrafin.

Ai është thirrur në Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar numërimi së prapthi edhe në Oslo të…