‘Ora e Pritjes’ nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

13 shtator 2026 | 19:13

Sot ka filluar numërimi së prapthi edhe në Oslo të Norvegjisë, deri më 16 shtator kur do të jepet verdikti final për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, që po mbahen në Hagë.

I ftuar në këtë ngjarje ka qenë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, i cili u shpreh mirënjohës për mbështetjen që po ofrohet për çlirimtarët, duke thënë se kudo po jehon zëri i shqiptarëve që Kosova po pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe.

“Ora e pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Norvegji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka hartuar një plan të gjerë operacional…