Moment i sikletshëm në US Open? Brad Pitt shfaqet me Ines de Ramon, pranë tyre edhe ish-i i saj
Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, rrezikuan të përballeshin me ish-bashkëshortin e saj në US Open në New York City të dielën.
Aktori 62-vjeçar dhe stilistja e bizhuterive, 33 vjeçe, u panë duke pëshpëritur me njëri-tjetrin në tribuna, ndërsa shfaqën edhe momente romantike gjatë ndeshjes së finales së meshkujve.
Çifti rrezikoi një takim të sikletshëm me ish-bashkëshortin e Ines, aktorin Paul Wesley, 43 vjeç, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e tenisit së bashku me bashkëshorten e tij të re, Natalie Kuckenburg, 26 vjeçe.

Në një moment gjatë ndeshjes së mbushur me yje, Pitt u pa duke iu afruar të dashurës së tij për t’i mbajtur dorën, ndërsa të dy bisedonin dhe qeshnin së bashku.
Aktori kishte zgjedhur një veshje casual, me një këmishë ngjyrë blu të errët dhe pantallona në të njëjtën nuancë. Ai e kompletoi pamjen me një kapele të vendosur mbrapsht, syze aviatori dhe një varg perlash në qafë.

E dashura e tij kishte veshur një bluzë me motive lulesh dhe detaje dantelle, e cila i linte shpatullat të zbuluara.




