Vdiq producenti britanik, fitues i Oscarit, Jeremy Thomas

13 shtator 2026 | 09:26

Producenti britanik dhe fituesi i çmimit Oscar, Jeremy Thomas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Thomas ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Oxfordshire, i rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e tij të afërt.

Ai e nisi karrierën në dhomat e montazhit, duke punuar në filma si Family Life të Ken Loach dhe The Harder They Come të Perry Henzell. Në moshën 27-vjeçare realizoi filmin e tij të parë si producent dhe gjatë karrierës punoi në dhjetëra produksione, përfshirë Sexy Beast dhe Naked Lunch.

Kulmi i karrierës së tij erdhi me filmin The Last Emperor (Perandori i Fundit) të Bernardo Bertoluccit, i cili fitoi nëntë çmime Oscar në vitin 1988. Thomas pati një bashkëpunim 17-vjeçar me Bertoluccin, duke realizuar së bashku pesë filma.

Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi edhe me regjisorë të njohur si Nicolas Roeg, David Cronenberg, Jerzy Skolimowski, Matteo Garrone dhe Takeshi Miike.

Thomas, i cili e zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës në Londër, themeloi kompanitë Recorded Picture Company dhe HanWay Films. Në vitin 2006, ai u nderua me çmimin për Arritje të Shquar Evropiane në Kinemanë Botërore nga Akademia Evropiane e Filmit.

Bashkëpunimi i tij i fundit ishte me regjisorin Takeshi Miike në filmin Bad Lieutenant: Tokyo, i cili pritet të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, në një intervistë për…