Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros në Superligë

14 shtator 2026 | 11:15

Në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen edhe dy përballjet e fundit të xhiros së gjashtë.

Ndeshjet, të cilat nisin nga ora 16:00, do ta përmbyllin një xhiro që solli disa rezultate të papritura.

Ballkani do ta presë Dukagjinin në Suharekë, në një përballje që pritet të jetë mjaft interesante.

Skuadra nga Theranda synon t’u rikthehet rezultateve pozitive, ndërsa Dukagjini do të kërkojë ta vazhdojë serinë e rezultateve të mira, pasi nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Llapi do ta presë Malishevën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina e ka shijuar fitoren e parë në xhiron e kaluar ndaj Vushtrrisë dhe do të synojë ta vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Në anën tjetër, Malisheva pësoi humbje në xhiron e fundit dhe do të kërkojë të shmangë humbjen e dytë radhazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të…