Kurti për vendimin e Speciales: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve

14 shtator 2026 | 11:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 4, ka folur për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Katër drejtuesit e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kurti ka thënë se uron që drejtuesit e UÇK-së të kthehen në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre.

“Për ne është gjithçka e qartë, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen në vendin e tyre, më pranë familjeve”, është shprehur Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të fjalës së…