Kurti u bën thirrje partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit: Një tjetër proces zgjedhor nuk sjell asgjë të re

14 shtator 2026 | 11:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti u ka bërë thirrje partive politike dhe liderëve të tyre që të gjejnë një zgjidhje për presidentin, duke kërkuar që vendit t’i jepen institucionet në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“U bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve, e ta zgjidhim çështjen e presidentit. T’i japim vendit tonë institucione në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara, së bashku, ashtu siç i takon Republikës sonë dhe ashtu siç kërkojnë qytetarët tanë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se një proces tjetër zgjedhor nuk do të sillte ndryshime në mozaikun politik të vendit.

“Jam i bindur se edhe një proces tjetër zgjedhor, jo vetëm se nuk do të sillte diçka të re sa i përket mozaikut politik në vend, por përfundimisht do të ishte papërgjegjësi ndaj interesit politik dhe pa maturi të madhe politike”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me setin e…