PDK nesër konferencë para Gjykatës Kushtetuese

14 shtator 2026 | 22:18

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

PDK ka paralajmëruar se do të kontestoj votimin e qeverisë Kurti 4.

Njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri dhe deputeti Përparim Gruda, nesër, nga ora 09:00, do të mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Vendi: Gjykata Kushtetuese e Kosovës Koha: 09:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Bekim Çollaku, ka kritikuar qasjen e Prokurorisë Speciale ndaj…