Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve
15 shtator 2026
| 08:47
Sekretaresha e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin e Shqiperisë, Edi Rama për angazhimin e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo ka bërë me dije se Rama është sjell si kryeministër i shqiptarëve.
Ajo është shprehur mirënjohesi për këtë angazhim.
“Unë dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai është sjellë si kryeministër i shqiptarëve. Dhe unë e di që përtej deklarimeve publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më shumë, dhe unë i jam përjetësisht mirënjohëse”, ka thënë Çitaku në KlanKosova.



