PREKAZI I DRENICËS DHE POLLATA E LLAPIT, SI DY KOKAT E SHQIPONJËS, PARALAJMËRUESE TË LINDJES SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

15 shtator 2026 | 11:59


Ismet Sylejmani

Prekazi i Drenicës dhe Pollata e Llapit, janë dy vatra të mëdha të qëndresës së armatosur shqiptare, dy kështjella të pamposhtura, nga të cilat u dha kushtrimi se pushtimit shekullor serb po i vinte fundi në Kosovë!

Më 13 Shtator të vitit 1990, në Pollatë, lufta titanike e Munolleve të lavdishëm dhe gjaku i derdhur i Heronjëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, së bashku me pjestarët e fisit të tyre, luftuan nga afërsia dhe u përballën ballë për ballë me makinerinë shfarosëse pushtuese ushtarako-policore serbe!

Qëndresa dhe rënia e tyre heroike paralajmëroi dëshminë, se populli shqiptar nuk do të nënshtrohej dhe se armëve të pushtuesit do t’u përgjigjej me armët e lirisë!

Pollata e Llapit është e para që e shembi frikën dhe mitin e paprekshmërisë së kordonit kilometërsh të njësive motorike të forcave pushtuese ushtarako-policore serbe!

Pollata ashtu sikur Prekazi në epokën e Tahir Mehës, e më vonë i Adem e Hamëz Jasharit, i dërgoi Beogradit mesazhin e qartë se kishte ardhur koha e përballjes së madhe, asaj të armatosur e frontale dhe të organizuar për çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Pas rrethimit të madh dhe përlejes historike të Munollëve të Pollatës heroike të 13 Shtatorit 1990, më 30 Dhjetor 1991, ndodhi Rrethimi i Parë dhe përleshja fitimtare Jasharajve të Prekazit dhe largimi me disfatë i forcave serbe!

Forcat e shumta policore serbe e rrethuan Familjen heroike Jashari, me synimin që ta godisnin dhe ta shuanin që në fillim qëndresën e armatosur shqiptare!

Por Komandanti Legjendar Adem Jashari, së bashku me familjen dhe bashkëluftëtarët e tij, iu përgjigj me armë rrethimit dhe sulmit të forcave ushtarako- policore pushtuese serbe!

Rrethimi i Parë i Prekazit, më 30 Dhjetor 1991, pas atij të Pollatës më 13 Shtator 1990, ishte përballja e dytë e hapur e frontale, dhe e organizuar kundër pushtuesit serb!

Atë ditë, nga Prekazi legjendar i Drenicës, sikur dikur nga Pollata heroike e Llapit, u dha mesazhi se familja shqiptare ishte shëndërruar dhe po shëndrrohej në fortesë të pamposhtur, ndërsa pushkët dhe bombat e lirisë, nuk do të pushonin deri në çlirimin e Kosovës!

Qëndresa e Tahir Mehes në Prekaz më 13 Maj 1981, Qendresa e Munollëve të Pollatës më 13 Shtator 1990, dhe Qendresa e Familjes Jashari në Prekaz me 30 Dhjetor 1991, paralajmëroi rrugën e lavdishme e cila do të kulmonte me lindjen e UÇK-së më 17 Nëntor 1994!

Prekazi bashkë me Pollatën, u bënë simboli më i fuqishëm i sakrificës sublime shqiptare të Kosovës dhe i heroizmit masiv dhe luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarsinë e Atdheut nga Serbia pushtuese!

Pollata e Llapit dhe Prekazi i Drenicës, si dy kokat e shqiponjës, paralajmëruan lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Në Pollatë kordoni ushtarako-policor numrone mbi 83 automjete të rënda tanksa, autoblinda, picgauerrë, kamionë, eskavator dhe mjete tjera motorike dhe helikopteri, ngjashëm sikur edhe në Prekaz që e gjithë bota është e informuar dhe e din!

Ato do të mbeten përgjithmonë pararendëse të luftës frontale çlirimtare dhe themele të forta mbi të cilat u ngrit Ushtria e lavdishme e popullit shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Një dekadë pas heroizmit epik të Heroit të Kombit Tahir Meha dhe familjes së Tij, nga Pollata në Prekaz, nga Llapi në Drenicë dhe në të gjitha trevat e Kosovës, u përhap kushtrimi përfundimtar i lirisë!

Gjaku i dëshmorëve dhe krismat e armëve të lirisë u bënë thirrje për bashkim, organizim dhe luftë të pandalshme kundër pushtuesit serb!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Tahir Meha dhe gjakut te derdhur te familjes së Tij!

Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi!
Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!

Lavdi Heronjëve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Prishtinë, 15 Shtator 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paga e majme prej 450 mijë eurosh në javë, e…