Hamza pas vdekjes së Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

15 shtator 2026 | 12:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Flora Brovinës.

Hamza ka thënë se Kosova ka humbur një grua të fortë, nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare, e cila, sipas tij, gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Brovina do të mbetet përgjithmonë simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar ai.

Në emër të tij dhe të PDK-së, Hamza u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Brovinën.

“Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Flora Brovinën!”, ka shkruar Hamza.

Flora Brovina ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se nesër, nga ora…