Kosova dhe Mali ti Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim rajonal

15 shtator 2026 | 14:39

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Republikës së Kosovës, Rasim Demiri, dhe ministri i Investimeve dhe Zhvillimit Rajonal dhe Bashkëpunimit me OJQ i Malit të Zi, Ernad Suljević, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit dypalësh.

Ky bashkëpunim fokusohet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira rajonale, nxitjen dhe promovimin e investimeve rajonale, bashkëpunimin me organizatat joqeveritare (OJQ), zhvillimin e ideve inovative, planifikimin dhe menaxhimin e strategjive rajonale dhe organizimin e trajnimeve, konferencave dhe vizitave të ndërsjella zyrtare.

Bashkëpunimi ndërinstitucional do të shërbejë si një shtytje e fuqishme për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salma Hayek ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori…