BIK-u merr vendim: Flamuri i UÇK-së vendoset në të gjitha xhamitë
15 shtator 2026
| 15:26
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që në të gjitha xhamitë në Kosovë të vendoset flamuri i UÇK-së.
Vendimi është nënshkruar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pas mbledhjes së Kryesisë së BIK-ut. Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive, përveç hapësirave ku vendosen zakonisht flamujt.
Vendimi vjen pak kohë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të nisë nesër, më 16 shtator, në orën 10:00.




