Flamuri i UÇK-së vendoset në Pejë, Muhaxheri: Qyteti është gati t’i mbështesë çlirimtarët

15 shtator 2026 | 15:32

Në qendër të Pejës është vendosur flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se flamuri i UÇK-së tashmë valon në qendër të qytetit.

“Peja është gati për të mbështetur krerët tanë të lirisë! Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë valon me krenari në qendër të qytetit tonë”, ka shkruar Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se…