Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

16 shtator 2026 | 10:11

Besoj se vendimi do të jetë lirues, është shprehur Altini, djali i Jakup Krasniqit, duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku pritet sot vendimi për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka deklaruar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat në Hagë dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.

Sipas tij, pavarësisht vendimit, ai dhe populli shqiptar janë krenarë me ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre, shkruan “KP”.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve… Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha…