Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së
16 shtator 2026
| 10:36
Kryegjyqtari i trupit gjykues, Charlie Smith, ka dhënë një pasqyrë të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë seancës së shpalljes së aktgjykimit, Smith ka rikujtuar se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është zhvilluar përgjatë 234 ditëve të gjykimit.
Ai ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur rrjedhën e procesit, duke rikujtuar punën e trupit gjykues dhe zhvillimet kryesore gjatë periudhës së gjykimit.



