Smith: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së
16 shtator 2026
| 10:43
Kryegjyqtari Charles Smith, në seancën vendimtare për katërshen e UÇK-së, ka deklaruar se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë dyshimet për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”.
“ZPS-ja nuk arriti të vërtetojë jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, ka theksuar ai.



