Lushtaku: Gjykatë e korruptuar nga Serbia e Rusia, UÇK-ja është e pastër
16 shtator 2026
| 11:56
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vendimit dënues ndaj katërshes së UÇK-së.
Në një postim në “Facebook”, Lushtaku është shprehur se Gjykata Speciale, sipas tij, është e iniciuar dhe e korruptuar nga Serbia dhe Rusia, si dhe nga argatët e tyre brenda Kosovës.
“ASNJËHERË NË EMËR TË POPULLIT. Kjo gjykatë është iniciuar dhe korruptuar nga Serbia dhe Rusia, si dhe nga argatët e tyre brenda Kosovës. UÇK-ja është e pastër. Luftëtari është luftëtar, tradhtari është tradhtar”, ka shkruar Lushtaku.



