Avokati Koci: Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar

16 shtator 2026 | 12:21

Avokati Arianit Koci ka thënë se dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës.

Ai ka thënë se ky është aktgjykim i shkallës së parë. “Të katër e kanë të drejtën e ankesës.
Procesi juridik nuk ka përfunduar! Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz”, ka shkruar Koci në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin…