Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

16 shtator 2026 | 20:51

Policia e Kosovës lejoi dy protestues të hyjnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të këtij institucioni.

Ndodhi kjo gjatë protestës së qytetarëve që me orë të tëra po mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit dënues ndaj katër drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Më herët gjatë ditës protesta u përshkrua me tensione, teksa disa protestues hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, duke thyer disa xhama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit,…