Kjo është 21-vjeçarja që humbi jetën pas goditjes nga automjeti

17 shtator 2026 | 10:02

Pas një aksidenti të rëndë trafiku, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare Anita Hoxhaj. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur një familjar përmes një postimi prekës, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të resë.

“Lusim Zotin që shpirtin e saj ta mëshirojë dhe ta bëjë prej luleve të Xhenetit”, thuhet në reagimin e familjarit.

Aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:25, në rrugën që çon në drejtim të fshatit Kobaj, në Vlashnje të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se 21-vjeçarja ishte goditur nga një automjet dhe më pas ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së ka votuar për herë të…