Elshani kërkon që të gjitha shkollat e Prishtinës ta vendosin edhe flamurin e UÇK-së

17 shtator 2026 | 13:19

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka njoftuar se ka kërkuar zyrtarisht nga të gjitha shkollat e kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet e tyre të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sot, si Drejtor i Arsimit, kam kërkuar zyrtarisht nga të gjitha shkollat e Kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet e tyre të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Elshani në “Facebook”.

Kjo kërkesë vjen një ditë pas aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, gjenerali i luftës, Hisen Berisha, ka reaguar…