Dellova dhe Krasniqi grumbullohen me Kosovën
Mbrojtësi Lumbardh Dellova dhe sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, do të jenë në mesin e futbollistëve të ftuar te Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Skuadra turke Amedspor ka bërë me dije se dyshja Dellova dhe Krasniqi tashmë kanë marrë ftesat për t’u bashkuar me “Dardanët”, të cilët këtë muaj dhe muajin tjetër do t’i zhvillojnë katër ndeshje.
Dellova dhe Krasniqi gjatë afatit kalimtar të verës janë transferuar tek Amedspori, duke u shndërruar në lojtarë kyç të ekipit që po debuton në Superligën e Turqisë.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, sot (e premte) do ta bëjë publike listën e tij, ndërsa Kosova e nis grumbullimin të hënën, më 21 shtator.
Kosova, në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të luajë për herë të parë në Ligën B dhe do t’i zhvillojë katër ndeshje, dy ndaj Austrisë dhe nga një me Irlandën e Izraelin. Këto ndeshje do të zhvillohen më 24 dhe 27 shtator si dhe më 1 dhe 4 tetor, ku Kosova dy prej tyre do t’i luajë në shtëpi dhe dy në udhëtim.



