Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes së OVLUÇK-së për protestë në mbrojtje të UÇK-së

17 shtator 2026 | 16:47

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka shpërndarë thirrjen e OVLUÇK-së për protestën që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.

Protesta është thirrur si shenjë revolte ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë, pas dënimeve të shpallura dje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Protestë në mbrojtje të UÇK-së”, është thënë në thirrjen e publikuar nga OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Lumbardh Dellova dhe sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, do…