FOTOGRAFI QË FLET MË SHUMË SE MIJËRA FJALË, KOMENTE E SHKRIME
Ismet Sylejmani
Më 17 Shtator 1999, në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, gjatë rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit!
Isha i nderuar të qëndroja më afër se kushdo tjetër nga të praniahmit që ishin me mijëra, para portreteve të bijve dhe bijave më të devotshëm të Atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb!
Minuti i heshtjes ishte i rëndë plumb, qëndruam kokulur, me dhembje të madhe në zemër, por edhe me krenari të pafund për veprën e tyre sublime!
Në atë minut heshtjeje sikur pushoi gjithçka në Kodrën e Dêshmorëve!
Heshtën fjalët, por fliste gjaku i derdhur për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!
Para nesh qëndronin arkivolet e mbështjellura me flamur kombëtar të atyre që kishin lënë familjet, ëndrrat dhe jetën e tyre, për t’iu përgjigjur thirrjes së Atdheut!
Ata ranë heroikisht që Atdheu ynë Kosova të jetonte e lirë, që flamuri shqiptar të valëvitej krenar dhe që brezat e ardhshëm të ndërtonin jetën e tyre në vendin e çliruar dhe të pavarur nga Serbia pushtuese!
Minuti i heshtjes së 17 Shtatorit 1999, ishte një nga ata minuta të heshtjes që nuk ishte vetëm një nderim ceremonial e protokollar, ishte heshtje që Gjilani kurrë më parë nuk e kishte realizuar, sepse ishim të pushtuar e të robëruar nga zgjedha shekullore serbe!
Ishte një betim popullor i përbashkët se gjaku i derdhur i Dëshmorëve të Lirisë nuk do të harrohet kurrë dhe se idealet për të cilat ata luftuan dhe ranë do të mbrohen me luftë e heroizëm brez pas brezi, dhe se emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në memorien e trurit të popullit dhe në historinë e Atdheute të Kombit!
E kisha për nder dhe privilegj të veçantë ta drejtoja ceremoninë më të madhe të rivarrimit të atyre që kishin derdhur gjakun dhe kishin dhënë jetën për lirinë dhe çlirimin e Atdheut!
Ishte një përgjegjësi e jashtëzakonshme, një detyrë e shenjtë dhe një nga çastet më të rëndësishme e më prekëse të jetës time në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!
Përpara familjeve të Dëshmorëve, shokëve e bashkëluftëtarëve dhe mijëra qytetarëve të ardhur për t’u dhënë lamtumirën dhe nderimin e merituar, ndjeva mbi supe peshën e madhe të historisë!
Çdo fjalë e shqiptuar atë ditë ishte nderim për të rënët, ishte ngushëllim për familjet e tyre dhe porosi për brezat që do të vijnë!
Të ishe Kryetar i Këshillit Organizativ të Rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, 17 Shtator 1999, ishte nderim i madh jetsor, kombëtar, luftarak e historik!
Prishtinë, 17 Shtator 2026!



