Ramadani: Po manipulohet, pse nuk po thuhet se Thaçi e pranoi Specialen përkundër rrezikut personal

17 shtator 2026 | 17:11

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar komentet pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke u shprehur se në diskutimet publike po anashkalohet roli i Hashim Thaçit në procesin e themelimit të saj.

Në një deklaratë për “Kosova Live”, Ramadani ka deklaruar se Thaçi e kishte pranuar krijimin e Gjykatës Speciale edhe përkundër rrezikut që, sipas tij, kjo mund të kishte për të personalisht.

“Po manipulohet. Pse nuk po thonë që Hashim Thaçi, edhe përkundër rrezikut personal, e pranoi Specialen, por vetëm fakti se i njëjti e ka votuar. Pse nuk e shohin edhe në këtë perspektivë…”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit, pas vendimit të Gjykatës Speciale nuk duhet që kritikat të drejtohen ndaj njerëzve që, sipas tij, kanë marrë vendime të rëndësishme për Kosovën.

“Nëse shigjetat drejtohen te njerëzit që i kanë bërë proceset e rëndësishme të Kosovës, e mandej e kanë bërë edhe Gjykatën Speciale duke rrezikuar edhe vetën, atëherë po gjuhen shigjetat direkt te populli i Kosovës, tek e nesërmja”, është shprehur Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur një…