Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

17 shtator 2026 | 18:34

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në ditën e shpalljes së aktgjykimit.

Në një postim në rrjetin “X”, Misetic shkruan:

Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.

Tutje, ai ka deklaruar se “avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me deklaratë të përbashkët pas…