Ali Ahmeti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të partive politike maqedonase lidhur me proceset gjyqësore në Hagë.
BDI ka theksuar se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme.
Sipas BDI-së, nuk mund të barazohen mandatet dhe statusi juridik i këtyre dy institucioneve, ndërsa ka kërkuar respektimin e procedurave gjyqësore, të drejtës së ankesës dhe prezumimit të pafajësisë, raporon IndeksOnline.
“Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike. Hagë nuk do të thotë automatikisht i njëjti tribunal, i njëjti mandat dhe i njëjti status juridik”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia e Ali Ahmetit ka paralajmëruar se politizimi i drejtësisë dhe barazimi i proceseve juridikisht të ndryshme mund të rrisë tensionet ndëretnike.



