Ambasada e ShBA-së apelon për shmangien e sheshit ‘Skënderbeu’ gjatë protestës

18 shtator 2026 | 11:02

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar personelin e saj për protestën e paralajmëruar sot në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka paralajmëruar se protesta mund të shoqërohet me turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të trafikut në qendër të Prishtinës.

Për këtë arsye, personelit të saj i është rekomanduar që gjatë kohës së protestës të shmangë sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth.

“Disa organizata kanë paralajmëruar demonstrata të mëdha për ditën e premte, 18 shtator, në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në qendër të Prishtinës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të rënda të trafikut në zonat përreth. Ju lutemi shmangni sheshin ‘Skënderbeu’ dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Protesta është paralajmëruar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë…